Kuriozitet.


Horoskopi.

Dashi

21 mars - 19 prill

Instinktivisht po mendoni se duhet të diskutoni rreth financave të përbashkëta tani. Partneri nuk është në gjendje për t’u marrë me këtë gjë. Mund të ndodhë se do t’ju duhet të vendosni për të dy. Po e jepni më të mirën nga vetja për ta lumturuar dikë. Planifikimi i një feste mund të jetë temë ideale për të folur.

Demi

20 prill - 20 maj

Nëse mësoni më shumë rreth një kulture tjetër, do t’ju ndihmojë ta kuptoni sjelljen e fundit të një fqinji të ri. Po shpenzoni kohë me disa njerëz, jeta e të cilëve është monotone. Mund të jenë duke e pasur vështirësi, pasi jeta e tyre ka ndryshuar shumë së fundmi. Gjestet e thjeshta i bëjnë të lumtur.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Problemet që po ndikojnë në buxhetin tuaj jua mbajnë kokën të mbushur plot. Mos u befasoni nëse kah fundi i ditës i ndërroni mendimet e dilni tek ato që janë më pak shqetësuese. Përqendrohuni në gjëra argëtuese. Organizoni diçka që ju sjell shumë kënaqësi juve dhe familjes suaj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Llastojeni pak veten. Dëgjimi i muzikës, leximi i romanit të preferuar apo shikimi i një filmi romantik mund t’ju kënaqë e lumturojë. Lidhja juaj romantike do të jetë edhe më e mirë. Përqafojeni partnerin tuaj kur e presin më së paku. Pakësimi i konsumimit të sheqerit do t’ju japë më shumë energji.

Luani

23 korrik - 22 gush

Ngarkohuni me punë që të jeni të lumtur. Keni shpresuar të takoni disa miq, por ata kanë bërë tashmë plane të tjera. Keni energji më tepër dhe do t’ju duhet për të gjetur një zgjidhje. Njerëzit e tjerë mund të jenë të zënë, gjë që ju dëshpëron, por do të gjeni diçka që mund të bëni edhe vetë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Vazhdoni të jepni e të merrni kur bëni marrëveshje me kolegët dhe fqinjët. Sa më shumë mundoheni të keni harmoni, aq më të forta do të bëhen themelet e shoqërisë. Bërja e ndryshimeve të vogla në jetën tuaj, do të jetë për një të ardhme më të mirë. Plani juaj duhet t’ju sigurojë ju dhe familjen tuaj që të jetoni bashkë edhe më në harmoni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Jeni të përfshirë në aktivitete të ndryshme dhe kjo do ta krijojë një atmosferë kaotike. Doni të ikni nga aktivitetet dhe zhurmat e prapaskenës. Janë disa probleme që keni shpresuar t’i zgjidhni sot, por do ta shihni se duhet t’i lini për një kohë më të duhur.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Filloni një projekt artistik. Futeni imagjinatën tuaj në aktivitete kreative. Shkrimi, poezia, fotografia dhe arti janë terapi emocionale. Lini që kreativiteti juaj të rrjedhë. Rilidhja me anën tuaj shpirtërore po bëhet goxha e rëndësishme për ju. Po mendoni ta vizitoni një vend që ka pasur shumë kuptim për ju kur keni qenë fëmijë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Nuk mund ta kuptoni një koleg apo fqinj, që është duke menduar për një lidhje. Fjalët e tyre të ndryshueshme ju zhgënjejnë shumë. Nuk po dëgjojnë se çka po iu thoni dhe nëse punoni bashkë, do të bëjnë shumë gabime në punë. Kritikat vetëm sa do t’i shqetësojnë edhe më shumë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jeni më të çlodhur, më të hapur dhe më të lumtur sesa që keni qenë para pak kohe. Do të jeni të aftë të bëni shaka me çdo gjë. Edhe nëse një mik nuk do të jetë aty kur keni disa probleme të përbashkëta, do t’i ngrini supet dhe do ta shihni se kjo gjë do t’ju falë kohë të lirë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Mendimet e parëndësishme po jua bëjnë kokën lëmsh. Nuk ka asgjë të keqe nëse ikni pak në botën e fantazive. Çfarëdo që ka nevojë për koncentrim të vazhdueshëm, gjithashtu do edhe përqendrim. Shkrimi, mësimi apo çfarëdo pune tjetër mendore duket se është e pamundur të realizohet, kur nuk i keni mendimet e strukturuara.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Durimi nuk është pika juaj më e fortë për sot. Duket se nuk do të mund ta kontrolloni gjuhën, sidomos kur merreni me çështje që lidhen me punën apo me financa. Një koleg i pakujdesshëm ka bërë disa gabime dhe nuk mund ta lini pa e diskutuar. Në të ardhmen pritet nga ta që të marrin vendime të duhura dhe t’i ndjekin rregullat.


Lojëra.

OSZAR »