Futboll

Yakin zbulon planin me Xhakën dhe Jasharin

Ardon Jashari

Ardon Jashari ka pushtuar futbollin evropian në sezonin e tij të parë jashtë Zvicrës.

Mesfushori 22-vjeçar i ka dhënë përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin, të gjejë një mënyrë për ta integruar Jasharin në mesfushë. Deri më tani, ylli i Club Brugge, ka luajtur dy ndeshje. Në të dyja ndeshjet për shtetin helvetik, Jashari u paraqit nga një minutë. Por, minutazha e tij pritet të rritet në miqësoren e së shtunës kundër Meksikës. Yakin po planifikon të bëjë ndryshime në formacionin titullar në mënyrë që Ardon Jashari të paraqitet në mesfushë. Kjo do ta detyroj atë që një yll i mesfushës, në formë të mirë, të kaloj në mbrojtje. Siç shkruan “Blick” të enjten, kapiteni Granit Xhaka, Remo Freuler dhe Ardon Jashari pritet të paraqiten në mesfushë.

“Ardonbi mund të paraqitet kudo në qendër të mesfushës. Ai gjithashtu është i mirë në fazën sulmuese dhe bën veprime drejt zonës së penalltisë së kundërshtarit. Në të njëjtën kohë, atij i pëlqen të bëjë edhe pasimin e fundit. Mund të paraqitemi pa problem me Granitin, Remon dhe Ardonin në mesfushë”, konfirmoi Yakin. 

Jashari është vlerësuar si pasardhës i Xhakës. Por selektori Yakin nuk dëshiron të pres pensionimin e Xhakës për ta aktivizuar Jasharin në vend të tij. “Pse mos t’i provojmë të dy së bashku? Nuk i shoh fare me karakteristika të njëjta. Ardonit i pëlqen të mbrohet dhe po ashtu të përfshihet në sulm. Graniti është një lojtar më konstruktiv që merr kontrollin e lojës”, është shprehur Yakin.

OSZAR »