Futboll

Kosova në Riga e zhvillon ndeshjen e rëndësishme

Futbollistet e Kosovës

Futbollistet e Kosovës e zhvillojnë të martën ndeshjen e rëndësishme për kthim në Ligën B. Kosova në Riga përballet me Letoninë, në ndeshjen e fundit të grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kosovës i duhet fitorja me dy gola dallim në ndeshjen ndaj letonezeve. Ndeshja nis në orën 19:00.

Më 24 shkurt letonet fituan 1:0 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Në grup është edhe Maqedonia e Veriut. Ndaj saj Kosova i ka fituar dy ndeshjet.

Vetëm fituesi i grupit kalon në ligën B. Prej pozitës së dytë mund të sigurohet plejofi.

Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve për futbolliste. Edhe në edicionin e parë Kosova ishte në Ligën C, përkatësisht në nivelin e tretë e të fundit. Por, kishte fituar grupin ku ishin Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Kështu Kosova kishte kaluar në Ligën B në kualifikimet për Euro 2025. Në kualifikime për Evropian, Kosova mbeti e fundit në Grupin B4, prapa Uellsit, Ukrainës dhe Kroacisë. Rrjedhimisht ra në Ligën C për këtë kampanjë. Tani synohet kthimi në nivelin e dytë, por kjo do të varet nga ndeshja të cilën Kosova e luan të martën. 

OSZAR »