Futboll

Hasi mbetet trajner i Anderlechtit

Besnik Hasi

Besnik Hasi do ta drejtojë skuadrën belge, Anderlecht, edhe në edicionin e ardhshëm. 

Kështu ka shkruar të hënën klubi belg në faqen zyrtare. 

Mediumet belge kanë raportuar se Hasit së shpejti priten t’i bashkohen edhe dy ndihmës trajner. 

Trajneri shqiptar e mori drejtimin e Anderlechtit më 20 mars pas largimit të David Hubertit. 

Anderlechti në edicionin që e lamë pas e humbi finalen e Kupës së Belgjikës nga Club Brugge, ndërsa nuk pati rezultate pozitive as në kampionatin belg.

Për Hasin është hera e dytë që e drejton klubin e madh belg. Nën drejtimin e 53-vjeçarit gjatë periudhës 2014-2016, Anderlechti fitoi titullin në edicionin 2013/2014. 

Hasi kishte punuar edhe si ndimëstrajner tek Anderlechti. Si ndihmëstrajner, titullin e fitoi në edicionet 2009/2010, 2011/2012 dhe 2012/2013.

Hasi deri më tani e ka drejtuar Anderlechtin në 11 ndeshje. Ka tri fitore, një barazim dhe shtatë humbje.

OSZAR »