Futboll

937 gola për Ronaldon

Cristiano Ronaldon

937 gola për Cristiano Ronaldon. 

Këtë shifër të golave, superylli portugez e arriti me golin e shënuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë në minutën e 68-të. 

Portugalia është duke fituar 2:1 në “Munich Football Arena”. 

Vetëm me Portugalinë, Ronaldo ka 137 gola gjithsej. 

Florian Wirtz tre minuta pasi nisi pjesa e dytë e kaloi në epërsi Gjermaninë pas golit të shënuar me kokë. 

Goli u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje. Gjyqtari e vlerësoi situatën si të rregullt, ndonëse pati shumë protesta. 

Francisco Conceicao i barazoi shifrat me supergol në minutën e 63-të. 

Pesë minuta më vonë, Ronaldo realizoi për 2:1. 

Ai u asistua bukur nga Nuno Mendes. 

OSZAR »